Flash News

KRYESORE

Basha takon Kadri Veselin: Dialogu Kosovë- Serbi të bazohet vetëm mbi realitetin e njohur dhe të gjithë pranuar botërisht

Basha takon Kadri Veselin: Dialogu Kosovë- Serbi të bazohet vetëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në prononcimin e mbajtur pas takimit me kryeparlamentin e Kosovës, Kadri Veseli, tha se theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është tek uniteti dhe tek bashkimi i faktorit politik shqiptar anembanë Ballkanit.

“Dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë forcave politike në Kosovë dhe në Tiranë për të shërbyer interesin kombëtar dhe interesin e popullit të Kosovës, që është pronari i vetëm dhe i patjetërsueshëm i sovranitetit të Kosovës. Duke qëndruar fuqishëm për parimet mbi të cilat u ngrit pavarësia e Kosovës, parimin e integritetit territorial, pacënueshmërisë së kufijve, parimin e formës unitare të qeverisjes dhe natyrisht përcaktimin e qartë të Kosovës për të ardhmen e saj si anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior të NATO-s, si anëtare e Bashkimit Europian”, tha Basha.

Basha tha se PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne besojmë fuqishëm se dialogu midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës mund të bazohet vetëm mbi realitetin e njohur dhe të gjithë pranuar botërisht dhe jo të rikthejë çështje që janë mbyllur pas një investimi prej dekadash, sakrifice të jashtëzakonshme njerëzore, humbje jetësh dhe një investimi miliarda dollarë, euro dhe marka të qindra mijëra bijve të perëndimit që kanë shërbyer me apo pa uniformë, për të siguruar dhe stabilitetin që u çimentua me Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Basha.

 

 

Të fundit