Flash News

KRYESORE

Basha takon këshilltarin e Merkel-it: Koha të ndalim të korruptuarit, Shqipëria do jetë pjesë e BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi në Gjermani një takim edhe me Joachim Bertele-n, zv/kryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Kreu i PD i shpjegoi zyrtarit gjerman se në Shqipëri ka ardhur koha që politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin të ndalen. Ata po kërcënojnë perspektivën evropiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Takimi mes të syve u krye në aktivitetin e Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin.

Basha shpjegoi se Gjermania ëhstë angazhuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat t’i hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.”, shkroi kreu i PD në profilin e tij në Facebook.

 

Ai shtoi se ka ardhur koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën evropiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”, përfundoi Basha.

Të fundit