Flash News

KRYESORE

Basha takon qytetarët e Durrësit. Dy mesazhe para protestës ‘finale’

Basha takon qytetarët e Durrësit. Dy mesazhe para protestës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takime qytetarët e Durrësit, para protestës së ditës së hënë në orën 20:00. Duke vene ne dukje rendësin e qëndresës gjate këtyre muajve, lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri ne largimin e Edi Rames.

“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës se ditës se nesërme per te treguar se te gjithë bashke do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Euroja. E nesërmja është bashkim i qytetareve evropiane qe luftojnë për vlerat dhe parimet evropiane”, tha Basha ne takimin informal qe zhvilloi ne Durres mbremjen e se dielës. “30 qershori ishte dita qe shënoi fillimin e fundit real te Edi Rames”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.

Protesta e dhjetë kombëtare e opozitë së bashkuar do të zhvillohet para Kryeministrisë ndërkohë që PD pret një numër rekord qytetarësh.

Të fundit