Flash News

KRYESORE

Basha: Të gjitha protestat i bashkon politika e qeverisë për të grabitur; studentët i prishën rehatinë hajdutëve

Basha: Të gjitha protestat i bashkon politika e qeverisë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju bashkua sërish mbrëmjen e sotme protestës së banorëve të Unazës së Re. Duke jur referuar ngjarjeve në Tiranë, Basha tha se të gjitha protestat që po zhvillohen i bashkon politika e qeverisë e cila, sipas tij, është vetëm grabitja.

“I bashkon një qeveri që nuk ka asnjë politikë tjetër po vetëm grabitjen. Shqiptarët po e kuptojnë që të gjitha i bashkon një motiv i qeverisë që është, grabitja”, tha Basha.

Sa i takon protestës së studentëve, Basha tha se qeveria u step dhe se studentët i prishën rehatinë hajdutëve.

“Është shushatje dhe stepje e kësaj qeverie. U është prishur rehatia hajdutëve. Studentët ua prishën”, theksoi Basha.

Akuzave të Erion Veliaj për kompaninë “Victoria Invest”, kreu i opozitës ju përgjigj duke thënë se edhe kompania në fjalë është pjesë e vjedhjes.  ““Victoria Invest”, “Erion Veliaj Invest”, dhe “Edi Rama Invest” janë tre hajdutët”, theksoi Basha.

Të fundit