Flash News

KRYESORE

Basha: Të marshojmë ditë për ditë e natë për natë në të gjitha sheshet

Basha: Të marshojmë ditë për ditë e natë për

“Të marshojmë ditë për ditë e natë për natë në të gjitha sheshet”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës në protestën e opozitës së bashkuar duke theksuar se s’do ketë më asnjë marrëveshje dhe se kusht i tyre është qeveria tranzitore pa Edi Ramën.

Sipas Bashës, vetëm një qeveri tranzitore do të shkatërronte themelet e qeverisë së krimit dhe se po kërkojnë vetëm standardet evropiane dhe amerikane.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ne, partitë e opozitës, unë, Partia Demokratike e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga besimi i shumicës së braktisur, dhunuar shkon tej nevojës akute të një rotacioni të menjëhershëm politik.

Ajo që na ka bashkuar është rizgjimi kombëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë. Kemi patur dhimbje, por që sot është dita të mos bëjmë më kompromis për atë aspiratë europiane, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kurrë më por asgjë më pak për aspiratën evropiane.

Kurrë më asgjë më pak se standardet evropiane të konkurencës, të lirisë, ekonomisë që hap vende pune me paga të larta për shqiptarët në Shqipërinë tonë të dashur. Le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, të dëgjojmë nga gjokset tona të gjithë këtu që jemi bashkë  miliona shqiptarë që janë bashkuar në këtë manifestim të madh. Ta dëgjojë bota se nuk do të ketë kompromis me ëndërrën tonë, e duam Shqipërinë si gjithë europa.

Ju nuk jeni më shteti jeni antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Që sot e tutje shteti ligji dhe drejtësia është sovrani, i derdhur kudo.

Vëllezër dhe motra, kjo protestë e nënta në tetë javë është prova më e qartë se Shqipëria këto tetë javë ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Banda e Edi Ramës, mecenarët dhe mediat e blera nga pushteti duan të bëjnë të besojnë se kjo nuk është një betejë e vërtetë, për egzistencën tuaj por vetëm një përpasje politike e radhës që do zgjidhet me pazarin e radhës.

Sot dua ta deklaroj vullnetin tim, të gjithë partive në koalicionin e shumicës së re morale. Rama ik. Ne jemi në këtë beteje jo vetëm për kalkulime elektorale, por jemi për ju, të garantojmë që vota juaj kurrë të mos blihet, që shtëpitë tuaja mos vidhen. Ne nuk jemi thjesht dhe vetëm për të ndërruar Edi Ramën por për të shembur këtë regjim.

Kusht është qeveria tranzitore pa Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është diktati i sovranit të bashkuar.

Të fundit