Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Basha: Të vendosur të paraqesim platformën ekonomike, të përqëndruar tek e ardhmja
Kryedemokrati Basha ka folur pas mbledhjes së kryesisë me PD. Nga selia e PD, Basha u shpreh se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.
“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri.
Fokusi ynë është te e ardhmja. PD e vendosur për platformën ekonomike. Ky do jetë përqëndrimi i energjive tona. Do përqëndrojmë energjinë tonë tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme, duke ndërtuar bashkë me shqiptarët rrugën e daljes nga kriza”, tha Basha.