Flash News

KRYESORE

Basha: Themeli i zgjidhjes politike është ndëshkimi i vjedhësve

Basha: Themeli i zgjidhjes politike është ndëshkimi i

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se Edi Rama e ka kanalizuar Shqipërinë, me qëllimin e vetëm që të prodhojë paratë e nevojshme për t’i ndarë me pushtetarët dhe për të financuar vjedhjen e zgjedhjeve.

“I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.

Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.”, tha Basha në konferencë për shtyp.

Kreu i demokratëve shtoi se këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ndalet tani kjo makineri kriminale, e drejtuar nga Edi Rama.

“Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.

Dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet. Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.

Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa pasur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.”, tha Basha.

Të fundit