Flash News

KRYESORE

Basha thërret Kolegjin e Kryetarëve, përcaktohet axhenda e protestave

Basha thërret Kolegjin e Kryetarëve, përcaktohet axhenda e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e hënë Kolegjin e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve do të jetë përcaktimi axhendës së protestave të opozitës së bashkuar.

Sipas burimeve nga selia blu, 11 maji mund të caktohet si data kur do të zhvillohet protesta e madhe e opozitës para Kryeministrisë që me gjasë do të organizohet pasdite. Deri tani, opozita ka zhvilluar 9 tubime në 7 javë; e radhës do të jetë e katërta protestë kombëtare.

Edhe pse afati për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit skadon të martën, Lulzim Basha ka përsëritur vazhdimisht se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje pa u plotësuar tre kushte, që janë:

  • Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
  • Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
  • Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit