Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Basha thirrje ndërkombëtarëve: Mos bëni sikur s’kuptoni, s’ka zgjidhje pa u pastruar politika nga krimi
Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi në Berat se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi.
Kreu i opozitës tha se pakti i Edi Ramës me krimin është në themel të tjetërsimit të qeverisjes, e cila i shërben një grushti bandash dhe jo interesit të qytetarëve.
Po ashtu, kreu i PD u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mos bëjnë sikur nuk shohin, e dëgjojnë pasi zgjidhje s’mund të ketë pa u pastruar më parë politika nga lidhjet me krimin.
“Partnerët ndërkombëtarë të mos bëjnë sikur nuk dinë, nuk dëgjojnë e nuk shohin. Nuk ka për te patur zgjidhje politike pa pastruar politikën nga krimi”, tha Basha.
Lideri i opozitës artikuloi nga Berati edhe një kusht tjetër për kapërcimin e krizës politike dhe që ka të bëjë me dekriminalizimin e zgjedhjeve.
“Ata që bëjnë pakt me kriminelët për vota, i pret burgu. Ky është kushti i dytë i panegociueshëm. Pa ndëshkuar krimin elektoral, pa ndëshkuar kryebashkiakët dhe ministrat që janë kapur duke bërë pakte me bandat, nuk mund të këtë kompromis me opozitën. Këta njerëz duhet të arrestohen! Duhet të jenë para drejtësisë, në burg! Ta mendojë mirë çdo politikan që pazari me bandat do ta çojë, jo në pushtet, por në burg”
“Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për policët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur.”-tha Basha.
Paralajmërimi i Bashës: Ky është shansi i fundit, ose populli do të marrë në dorë fatin e tij