Flash News

KRYESORE

Basha thirrje ndërkombëtarëve: Mos mbyllni sërish sytë! Heshtja rrezikon përplasjen shtetërore

Basha thirrje ndërkombëtarëve: Mos mbyllni sërish sytë!

Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi pas dëshmisë së dhënë nga nënkomisari Emiljano Nohu për dhunën e ushtruar ndaj një vajze të re nga djali i deputetit socialist, si dhe presionit të ushtruar nga politikanët.

Pasi publikoi videon e dëshmisë së oficerit, Lulzim Basha i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbyllin sytë.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshten e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit. Heshtja mundësoi drogën dhe krimin politik, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shtetërore”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Fjala e Plotë e Bashës:

Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të ashpër. Përpara drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja por dhe pushetarët që i dhanë mbrojte shtetërore këtij krimineli, Artur Bushi, Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla... Ky i fundit politikan bandit i zhytur në botën e krimit.

Para drejtësisë duhet të dalin drejtuesit e policisë dhe prokurorisë që braktisën ligjin, veçantërisht ata që bënë plane për të eliminuar nënkomisarin Emiljano Nuhu. Ky krimi i rëndë kundër njeriut i mbrojtur nga funksionarët e shtetit është kambana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jeta e çdokujt ështe e rrezikuar nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.

Ju bëj thirrje qytetarëve, veçanërisht vajzave dhe grave që të ngreme zërin. Nëse nuk ngremë zërin krimi nuk do të kursejë asgjë, as jetën, as pronën, as fëmijët , as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund të mposhtë diktaturën e krimit.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshten e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit. Heshtja mundësoi drogën dhe krimin politik, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shtetërore.  Pushtetin e kap krimin ndërsa qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna por të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre.

Të fundit