Flash News

KRYESORE

Basha thirrje për bashkim: Të ndërtojmë një aleancë vlerash!

Basha thirrje për bashkim: Të ndërtojmë një

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë në ndërtimin e një aleance vlerash.

“Le ta fillojmë Europën në Shqipëri, të ndërtojmë një aleancë vlerash sëbashku, të respektit për njëri-tjetrin, për liritë themelore, të një raporti të ri mes qeverisë dhe qytetarit”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Basha ndër të tjera shton se sot është detyra e çdo qytetari që të bashkohet edhe bashkë të gjejnë një zgjidhje politike.

“Sot në vigjilje të këtij vendimi të hidhur të KE, është më e qartë se kurrë se detyra jonë nuk është të rehabilitojmë, kapobandën me Habliajt, Balilajt, Tahirin… por të gjejmë një zgjidhje politike që nuk mund të kalojë pa përfshirjen e socialistëve të ndershëm, të atyre që nuk ua pijnë gjakun shqiptarëve të varfër dhe humbasin para në kazinotë e Maqedonisë e Selanikut. Duhet të jetë një bashkim kombëtar.

Që ta bëjmë këtë duhet ta nisim me të vertetën. Be nuk do të nisin negociatat sa krimi dhe droga janë produkt i kësaj qeverie. BE nuk do t’i japë dritën jeshile një vendi që nuk garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha më tej kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të fundit