Flash News

KRYESORE

Basha thirrje për reflektim në ditën e çlirimit të Tiranës: Të mos lejojmë rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!

Kreu i PD-së, Lulzim në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës, ka kujtuar patriotët dhe intelektualët që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Me një shënim në facebook, kreu i PD-së bën thirrje për reflektim, teksa thekson se nuk duhet të  lejohet “rivendosja e diktaturës parti-shtet- krim”.

“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!”, shkruan Basha.

 

Të fundit