Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Basha thirrje prokurorëve: Arrestoni Ardi Veliun dhe hiqni imunitetin e Taulant Ballës, ka prova të pakundërshtueshme
Me tone të ashpra, kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje prokurorëve që të zbatojnë ligjin dhe të arrestojnë drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, bashkë me kreun e policisë së Fierit, ndërsa kërkoi t’i hiqet imuniteti deputetit të PS, Taulant Ballës.
Në një deklaratë për mediat, Basha thekson se ka prova për fabrikimin e aktorit Fredi Alizoti, për të shpëtuar Agron Xhafajn, vëllain ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge.
Deklarata e Bashës:
Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar një dëshmitarë mbrojtjen e vëllait të ministrit janë të pakundërshtueshme.
Fatkeqësisht, deri tani s’ka nisur asnjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, për drejtorin e policisë Fierit. Manipulimi i hetimeve dhe mos hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda.
Dyshja Marku e Prela dhe shërbëtorët e tyre do mbajnë përgjegjësi. Shërbimi ndaj Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polic e prokuror.
Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t'i rezistojnë urdhrave të paligjshme të Prelës dhe Markut që janë vënë në shërbim të Ramës për të shkatërruar provat, besnikëria jua duhet të jetë ndaj kushtetutës, ligjit dhe jo ndaj politikanëve të inkriminuar.
Thirrje burrave dhe grave me kurajë që janë në zbatim të ligjit, të nxjerrin fletë-arrestet për Ardi Veliut dhe dr e policisë Fierit, të nisin procedurën e heqjes së imunitetit ndaj Taulant Ballës
Provat janë të qarta dhe ulëritëse, nga fashikujt e përgjimit të prokurorisë del zbuluar se kupola e policisë më përfshirjen e Ballës ka gjetur manipuluar dhe paguar një dëshmitarë të rremë për të shpëtuar Agron Xhafaj.
Veproni sa nuk është vonë. Nga ju varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
Ju bëj thirrje policisë, mos lejoni të trajtoheni si shërbëtorë të krimit
Ju bëj thirrje gazetarëve që të bashkohen për denoncimin e krimit.
Thirrje edhe socialistëve të ndershëm, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng shtetin dhe drejtësinë. Distancohuni sot, shpëtoni partinë tuaj.
PD dhe opozita nuk tërhiqen para asnjë gjëje nga beteja jonë për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.