Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha thirrje qytetarëve: Mos sulmoni vëllezërit policë. Forca jonë është qëndresë
Situata në protestë është e acaruar. Protestuesit kanë hedhur bomba Molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe të policisë.
Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos gjuajnë në drejtim të policëve.
“E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë”, u shpreh Basha ndër të tjera.
https://politiko.al/policia-thirrje-protestuesve-ruani-qetesine-rrezikoni-jeten-e-punonjesve/?fbclid=IwAR3bFsZ6fV5x2fHiRlMX3dStjT9JC0T8zhiBqCocQyKiaod-9ItlW0k8rU0
Pjesë nga fjala e Bashës:
Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mission, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik.
Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbldhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për Shqipërinë si gjithë Europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë.
Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.
Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.
Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madhështore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, triumfi i idealit të Europës është sot.