Flash News

KRYESORE

Basha thirrje qytetarëve: Të bashkohemi me 27 janar për një qeveri anti-mafia!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar ka zyrtarizuar datën 27 janar, në orën 12:00 si nisjen e protestës së parë popullore.

“Me datë 27 janar të shtunën në një protestë mbarë popullore kundër varfërisë, padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht. Drejtësisë së kapur nga krimi, drejtësi për studentët, drejtësi për ata që duan ta vazhdojnë jetën në Shqipëri dhe jo t’i dorëzohen fatit të rrugës së kurbetit. Nëse sot kemi një narokoshtet, siç raporton raporti i CIA-s, ky nakroshtet është krijuar nga paligjshmëria”, u shpreh Basha.

Më tej Basha shtoi se nuk mund të lejojmë që paratë e shqiptarëve të shpërndahen mes një grupi personash.

“Pasojat e paligjshmërisë i ndjen çdo shqiptar. Objektivi politik i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmërie nëpërmjet një qeverie anti-mafia, për një Shqipëri që garanton mundësitë maksimale. Ndaj ftojmë të gjithë të bashkohen, për një qeveri anti-mafia, me taksa të ulëta, punësim dhe integritet shqiptar. PD ka nisur dhe do të intensifikojë një dialog. Ftoj të gjithë qytetarët që frymën e refuzimit në institucionet publike ta kthejnë në frymë proteste. Të japim sinjalin që e keqja ka marrë fund”, u shpreh më tej Basha.

Të fundit