Flash News

KRYESORE

Basha thirrje Ramës: Ndihmo gazetarët dhe operatorët, rrezikohet mbyllja e dritareve informative

Basha thirrje Ramës: Ndihmo gazetarët dhe operatorët, rrezikohet

Duke folur për masat ekonime që qeveria ka marrë për koronavirusin, Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje Edi Ramës të përfshijë dhe median në paketën e ndihmës. “Bomba ekonomike e kësaj krize nuk mund dhe nuk duhet të injorohet dhe në këtë drejtim duhet te veprohet me urgjencë. Nuk ka vend për hezitim as për biznesin e vogël, as për fermerët, as për punëmarrësit e mëdhenj, as për median.

Sepse kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysem personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat”, shprehet Basha.

Ai thotë se nëse kjo krizë ekonomike do të çojë në mbylljen e mediave, ata që do të vuajnë janë qytetarët. “Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët”, shprehet Lulzim Basha.

Të fundit