Flash News

KRYESORE

Basha thumbon Ramën: E ka zakon që të fshihet pas grave ose ambasadave

Basha thumbon Ramën: E ka zakon që të fshihet pas grave ose

Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thumboi kryeministrin Edi Rama se ai e ka zakon që të fshihet ose pas grave, ose pas ambasadave. Komenti i tij erdhi pasi kreu i qeverisë u shpreh se për Gjykatën Kushtetuese ka vepruar në konsulencë të plotë më ndërkombëtarët.

“Trojka dhe ambasadorët flasin për vete, ndërsa Edi Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve. Preferon të fshihet pas grave ose pas ambasadave. Nuk besoj se ajo që ka thënë që është në valë edhe me ato që ka thënë më herët.”, tha ai në konferencë për shtyp.

Ndërsa më pas akuzoi parlamentin shqiptar se është produkt i krimit.

“PD nuk ka futur duart në asnjë proces. Dini ju ndonjë proces ku PD të ketë ndërhyrë? Ne nuk kemi ndërhyrë. Ndërsa PS në bashkëpunim me bandat ka ndërhyrë për të deformuar reformën në drejtësi.

Parlamenti shqiptar është produkt i krimit dhe duhet zëvendësuar me një parlament që vjen nga vota e njerëzve. PS ka deputetë derivat të krimit. Vetëm në Durrës ka 3 deputetë të lidhur me krimin. Është Edi Rama ka interes po ashtu edhe për reformën zgjedhore”.

Të fundit