Flash News

KRYESORE

Basha: Tre kriteret që duhen plotësuar për të zgjedhur kryeprokurorin e përkohshëm

Basha: Tre kriteret që duhen plotësuar për të zgjedhur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur hapat që duhen ndjekur për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të përkohshëm. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të paekspozuarit’, Basha tregoi tre hapat që mbështet opozita në këtë proces.

Basha tha se kryeprokurori i ri nuk duhet të zgjidhet politikisht vetëm nga një parti. Në këtë pikë kreu i PD-së ironizoi duke thënë se PS mund të zgjedh kryeprokuror të përkohshëm edhe Saimir Tahirin sepse i ka votat.

Pika e dytë, tha Basha, është zbatimi i Kushtetutës dhe ajo përcakton qartë se kryeprokurori duhet të miratohet me 3/5 e votave.

Pika e tretë që theksoi kreu i opozitës, është që kryeprokurori i ri i përkohshëm duhet të ketë kaluar më parë procesin e vettingut. Basha tha se nëse ka vullnet edhe nga ana e mazhorancës atëherë të treja këto pika mund të realizohen.

Të fundit