Flash News

KRYESORE

Basha tregon 3 format e grabitjes së parave dhe pasurive përmes koncesioneve dhe kontratave korruptive

Basha tregon 3 format e grabitjes së parave dhe pasurive përmes

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me koncesionin Milot-Balldre dhe koncesione të tjera, të cilat sipas tij janë dhënë në mënyrë ta paligjshme. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka trefishuar vlerën e këtij koncesioni.

“Ish deputeti i PS-së bashkë me dajën e tij morën mbi 500 milikonë euro në tre muaj. Nip e dajë kanë futur në xhep 1.3 të buxhetit të shtetit”, tha Basha.

Përveç koncesioneve të rrugëve, Basha la folur gjithashtu edhe për koncesione të tjera, si ato të pompave të naftës, plehrave dhe shëndetësisë.

Sipas tij, të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direk personal të Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

Kreu i opozitës bëri të ditur edhe formulën, me anë të së cilës, sipas tij, bëhen këto grabitje.

“Në rastin e koncesionit të rrugëve: fryrje me disa herë të kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët. Në rastin e koncesioneve të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera fomula është: kep kontrata dhjetëvjeçare për shërbime pa asnjë kosto  dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rrezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët”, deklaroi Basha.

Ai foli edhe për forma të tjera se si vidheshin fondet, duke përmendur dhënien e pasurive natyrore në përdorim apo koncesionet mbi burimet natyrore.

“Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike. Koncesione hidrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh”, u shpreh kreu i PD.

Të fundit