Flash News

KRYESORE

Basha tregon alternativën e vetme për ringritjen e ekonomisë

Basha tregon alternativën e vetme për ringritjen e ekonomisë

Kryetarit Basha në konferencën (De)Rregullimi i tregjeve ditën e sotme u shpreh se alternativa e PD për ringritjen e ekonomisë është çlirimi i tregjeve dhe ndalimi me ligj i monopoleve.

 Basha tha se 5 vitet e fundit kanë qenë 5 vite të humbura për Shqipërinë dhe se ka ardhur koha që, nëpërmjet alternativës së Partisë Demokratike për çlirimin e tregjeve nga monopolet, shqiptarëve t’u kthehet vetëbesimi se Shqipëria mund të bëhet një vend i zhvilluar. 

Duke iu referuar dy shtyllave kryesore të ekonomisë për zhvillimin dhe punësimin, investimeve të brendshme dhe investimeve të huaja, Kryetari i Partisë Demokratike tha se “Shqipëria ka shënuar një rekord të paprecedentë për çdo vend postkomunist duke mos patur asnjë investim të ri të huaj në këto 5 vite”.

Basha argumentoi se për shkak të mungesës së investimeve punësimi ka rënë dhe emigracioni është rritur, veçanërisht ai i të rinjve dhe i profesionistëve.

Kryedemokrati vuri në dukje se braktisja e Shqipërisë nga investitorët e huaj reflektohet edhe tek rënia e saj e ndjeshme në raportin e The Heritage Foundation. “Liria ekonomike në Shqipëri ka zbritur nga vendi i 54-të në botë në vendin​ e 65–të në botë”- citoi Basha raportin, ku janë më rënie edhe treguesit e tjerë të rëndësishëm për investitorët, ato të barrës fiskale, lirisë së të bërit biznes, lirisë së investimit, që e zhvendosin Shqipërinë në gjoepolitikë afrikane.

Të fundit