Flash News

KRYESORE

Basha tregon datën e ‘protestës vendimtare’ kur do 'përcjellë kufomën politike'

Basha tregon datën e ‘protestës vendimtare’ kur do

Nga selia e Partisë Demoratike, Lulzim Basha foli përpara mbështetëseve pak pasi kishin dorëzuar në KQZ vendimet për refuzimin e mandateve të deputetëve.

Duke falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e sotme te Parlamenti që, sipas tij, konfirmon se “koha e regjimit të Edi Ramës ka përfunduar”, Basha i ftoi në protestën e radhës.

Kryeopozitari foli për protestën vendimtare që do të organizohet më 16 mars dhe që do të sjellë përcjelljen e "kufomës politike".

“Më 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes për të çliruar vendit dhe për të shpëtuar të ardhme tonë, zgjedhjet, ekonominë edhe PS”, u shpreh Basha.

Protesta/ Basha mesazh qytetarëve: Një Shqipëri normale nuk do jetë më imagjinatë

Të fundit