Flash News

KRYESORE

Basha tregon ministrin e vetëm që vlerëson në qeverinë e Ramës

Basha tregon ministrin e vetëm që vlerëson në qeverinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se vlerëson një prej ministrave të qeverisë së Edi Ramës. Basha, duke folur në studion e Opinion në TV Klan, tha se në qeveri ka edhe njerëz ndryshe, si Pandeli Majko.

“Brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai thotë “na grinë këta”. Nejse se nuk dua të bëj diversion tani”, tha Basha.

Me tej Basha njoftoi se PD ka nisur të hartojë një platformë për reformën zgjedhore dhe politike.

“Po hartojmë një platformë për reformën zgjedhore. Ka nisur puna për këtë”, tha ai.

Marrëveshja e 18 majit, Basha: Nuk e donim, na detyruan amerikanët

Të fundit