Flash News

KRYESORE

Basha tregon për shkollën që u braktis nga 30 të rinj: Plaga më e madhe, emigracioni i rinisë

Basha tregon për shkollën që u braktis nga 30 të rinj: Plaga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është i pranishëm në Shkodër në një takim me qytetarët dhe të rinjtë. Që nga Shkodra lideri demokrat tha se plagë e shoqërisë është emigracioni. Ai sjell edhe shembullin e një shkolle, duke sqaruar se brenda një nate ishin larguar 30 të rinj.

 “Plaga më e madhe, mbetet plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj.

Koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëria i ka mundësitë t’i japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, tha ndër të tjera lideri demokrat.

Të fundit