Flash News

KRYESORE

Basha tregon pse nuk u është përgjigjur kritikëve: Është më e lehtë për të ndërtuar ura se sa për të gërmuar hendeqe

Basha tregon pse nuk u është përgjigjur kritikëve:

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë as i takon sulmeve personale që atij i janë adresuar nga kritikët brenda Partisë Demokratike.

Në kuvendin Kombëtar të PD-së, Basha u shpreh se ka zgjedhur mos të përgjigjet këtyre sulmeve sepse si kryetar partie, tha Basha, më takon mua të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit.

Kreu i PD-së, tha se dora e tij është e shtrirë për gjithsecilin që dëshiron të kontribuojë teksa shtoi se është më e lehtë për të ndërtuar ura se sa për të gërmuar hendeqe

“Por gjatë muajve të fundit ka patur edhe akuza e sulme personale. Kam zgjedhur të mos u përgjigjem këtyre sulmeve, sepse si kryetar partie më takon mua të parit të jem më i duruar dhe më i matur, dhe të mos i përgjigjem inatit dhe luftës personale me inat dhe luftë nga karrigia e kryetarit.”

Unë sot dua serish nga ky kuvend të madh dua ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për ti kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrire jo për pazare as për të berë fotografi por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit, i bindur se është më e lehtë për të ndërtuar ura se sa për të gërmuar hendeqe”, deklaroi Basha.

Të fundit