Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Basha tregon synimet kryesore për modernizimin e PD: Njerëzit dinë ta dallojnë politikanin e sinqertë nga ai mashtrues
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha konsideroi si sfidën më të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe politikën në përgjithësi, kapërcimin e krizës së besimit te qytetarët.
“Ka vetëm një mënyrë për ta kapërcyer këtë krizë besimi. Ne duhet të tregojmë integritet dhe kurajë. Integritet dhe kurajë për të ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por një realitet thellësisht demokratik dhe të lirë duke filluar nga partia jonë”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati tregoi edhe kushtet kryesore në përpjekjen për modernizimin e Partisë Demokratike.
“Konkurenca që çon në meritokraci, demokracia që con në kufizimin e pushtetit dhe liria që çon në mundësi: këto janë qëllimet tona kryesore në përpjekjen tonë për modernizimin e Partisë Demokratike. Vetëm një Parti e hapur dhe demokratike është e besueshme. Me ndryshimet që kemi bërë dhe kemi besuar ghithmonë e më shumë vendimarrjen anëtarëve të Partisë Demokratike ne po hapim jo vetëm një rrugë të re për Partinë tonë por edhe një shembull për gjithë politikën në Shqipëri”, tha ai.
Ai u kujtoi anëtarëve, deputetëve dhe drejtuesve të PD-së se njerëzit janë të zgjuar dhe dinë të dallojnë politikanin që mendon për ta, nga ai që bën sikur mendon.
“Njerëzit janë të zgjuar, ata dinë ta dallojnë politikanin që mendon për ta nga ai që bën sikur mendon për ta duke punuar për vete. Ata dinë ta dallojnë politikanin e sinqertë, të vërtetë nga ai mashtrues. Politikanin e përkushtuar nga përçmuesi dhe arroganti”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha foli edhe për katër shtyllat e alternatives se PD që kërkojnë të kthejnë shpresën dhe besimin te qytetarët, si dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë. Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve; Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve; Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare; Integrimin e Shqiperisë në BE”, u shpreh Basha.