Flash News

KRYESORE

Basha tregon tre masat ndëshkuese të buxhetit: Është ndërtuar për klientët e Ramës; asgjë për shqiptarët e ndershëm

Basha tregon tre masat ndëshkuese të buxhetit: Është

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar buxhetin e vitit 2018-të, të përgatitur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, si një përpjekje për pasurimin e mëtejshëm të oligarkëve. Duke komentuar vizitën në Bulqizë, Basha tha se buxheti i ri nuk ka asgjë për fëmijët e atij qyteti dhe as për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

“Pak ditë më parë ky na u shfaq në një familje të varfër në Bulqizë, me arrogancë, ai gënjeu përpara shqiptarëve duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit. A ka dramë më të madhe për një vend kur një gazetare e huaj i përgjërohet kryeministrit që të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij dhe ai e quan kazan. Atë ditë një qytetar i Bulqizës më shkroi i revoltuar se karriget Edi Rama i kishte sjellë nga Tirana, sepse Bulqiza për të është pjesë e shfaqjes. Vërtetë ky ishte në Bulqizë, po atje nuk pa varfërinë, nuk pa mjerimin. Realiteti i tij është i shkëputur nga njerëzit dhe vuajtjet e tyre në Bulqizë, Shkodër, Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës, për fëmijët e të gjithë Shqipërisë. Nuk ka asgjë për shqiptarët e ndershëm. Është një buxhet i ndërtuar vetëm për një qëllim, pasurinë e klientëve të Edi Ramës”, deklaroi Basha në Kuvend.

Basha theksoi se tre propozimet e buxhetit janë të treja në shërbim të klientëve të kryeministrit. Fatura e tvsh-së, heqja e tatimit për ndërtimin dhe projekti 1 miliardë euro janë propozime që sipas kryeopozitarit çojnë drejt vetëshkatërrimit të vendit.

“Tre propozime ka buxheti, të treja në shërbim të oligarkëve. I pari, detyrimi që çdo biznesi i vogël të lëshojë faturën e tvsh-së. Është një politikë që do të dëmtojë mirëqenien e njerëzve. Është një politikë e kundërshtuar nga të gjithë. Por çfarë e shtyn të ndërmarrë një politikë që dëmton këdo. Përgjigjja është thjeshtë, interesat e familjes. Olsi Rama po përpiqet prej vitesh që të marrë me koncesion mbledhjen e tvsh-së. Shqiptarët janë të pashpresë, kanë pesëfishuar aplikimet për llotarinë amerikane që kur ky ka ardhur në pushtet. Shqiptarët duan të ikin në Amerikë, Olsi u kthye nga Amerika për të jetuar në Shqipëri si i papunë. Masa e dytë është heqja e tatimit për ndërtimin dhe ulja e tvsh-së në 6% për hotelet luksoze. Edhe kjo politikë nuk ka asnjë përfitim ekonomike. Edhe kjo politikë sjell vetëm kosto. Po pse ndërmerr Edi Rama? Po e ndërmerr për të mbështetur Santa Quaranta-at e Balilajve me shokë. Heqja e taksës do t’i hapë rrugë oligarkëve për pastrimin e parave të pista. Thelbi është ky, një familje në Dardhë apo Valbonë, që jep një dhomë për turistët, paguan 20% tvsh, ndërsa hoteli i Balilajt i ndërtuar me paratë e drogës nuk do të paguajë asnjë taksë. Masa më shkatërruese është projekti 1 miliard euro i PPP-ve. Tre “p”-të janë Pastrimin e Parave të Pista”, tha Basha.

Të fundit