Flash News

KRYESORE

Basha: U detyruam të pranonim marrëveshjen me Edi Ramën

Basha: U detyruam të pranonim marrëveshjen me Edi Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Kuvendin Kombëtar, gjatë fjalës së tij, foli dhe për marrëveshjen e shumëpërfolur të 18 majin pasi qëndruan 90 ditë në Cadrën e Lirisë.

“Në protestën më të bukur dhe më paqësore të vendit, e cila bëri që bota mbarë të hedhë sytë tek Shqipëria dhe të ndërgjegjësohet për narko-shtetin, për trafikun e drogës dhe për shitblerjen e votës.

Protesta 90 ditore e demokratëve jo vetëm është protesta më e gjatë dhe më dinjitoze kundër të keqes që nga rënia e komunizmit, por në fund ajo luajti një rol vendimtar për zbulimin e gjendjes së vërtetë të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati theksoi se,  fatkeqësisht për PD-në, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve të jashtëzakonshme lobuese dhe ndikimit të madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama,Partia Demokratike u gjend para sulmeve dhe trysnisë së jashtëzakonshme për të ndërprerë bojkotin dhe hyrë në zgjedhje.

“Nën këtë trysni të jashtëzakonshme politike dhe kërcënimeve për asgjesimin politik të Partisë Demokratike; Nën kërcënimin e njohjes së zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar,çfarë do të çonte në përjashtimin e PD-së nga çdo proces i ardhshëm institucional politik, ne u detyruam të pranonim një marrëveshje me Edi Ramën e cila a u ofrua nga faktori ndërkomëtar. Marrëveshja e 18 majit ishte shansi i fundit për një zgjidhje paqësore të krizës politike në Shqipëri sepse vendi po shkonte drejt konfrontimit civil”.

Basha shton se marrëveshja e 18 majit nuk ishte zgjidhja optimale, por ishte e keqja më e vogël.

"Nën trysninë e madhe ndërkombëtare, ndërkohë që narko-shteti e kishte bërë punën e tij, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur dhe vendin tonë në parlament do ta zinin parti pseudo-opozitare, bashkë me aleatët ne u detyruam të pranojmë propozimin e fundit të aleatit tonë strategjik SHBA", tha ndër të tjera kryedemokrati.

Të fundit