Flash News

KRYESORE

Basha u hap derën e bashkëpunimit Topallit, Bregut, Patozit... Por u tregon edhe vijën e kuqe

Basha u hap derën e bashkëpunimit Topallit, Bregut, Patozit... Por u

Lulzim Basha është shprehur sot se është gati për të bashkëpunuar me çdokënd që vendos të parin interesin e Partisë Demokratike.

Gjatë intervistës në ‘Opinion’, Basha tha se në procesin e ri që po nis në PD ka vend për të gjithë. Ai tha se të gjithë mund të kontribuojnë dhe kjo nuk do të varet nga raporti i humorit që kanë patur me të si kryetar. Megjithatë, Basha theksoi se vija e kuqe mbetet interesi i partisë.

“Në këtë proces që po nis do të ketë vend për të gjithë. Kjo nuk do të varet fare nga raporti i humorit që ata kanë ndërtuar me Lulzim Bashën. Vija e kuqe për mua është interesi PD-së. Nëse cenohet interesi i PD-së, interesi i militantëve demokratë, atëherë unë do të përgjigjem ashpër. Jam i hapur për ata që nuk e duan Lulzim Bashën, por duan Partinë Demokratike”, tha kreu i demokratëve.

Kjo deklaratë shihet si mesazh i drejtpërdrejt i Bashës për ish-drejtuesit e PD-së, të cilët ai i la jashtë listës së deputetëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Imami kundër Berishës: Marrëveshja e 18 majit, shitje e PD-së

Deputetët e PD do kalojnë te PR? Basha: Asnjë deputet nuk largohet

Të fundit