Flash News

KRYESORE

Basha u përgjigjet ambasadorëve: Thoni çfarë të doni, përgjegjësinë e mbani vetë!

Basha u përgjigjet ambasadorëve: Thoni çfarë të doni,

Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha, i pyetur nga mediat në lidhje me deklaratën e ambasadorëve për dhunën gjatë protestës së djeshme është shprehur se dhuna e vetme i është bërë kushtetutës.

“Dhunimi i kshtetutës ishte dhuna e vetme. Faktet janë këto që janë, prokurori është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese nga Rama. SPAK-u dhe Byroja nuk është formuar. Këto janë faktet!”, u shpreh Basha duke shtuar se ,çdokush ka të drejtë të flasë, por përgjegjësinë e mbajnë vetë.

Basha shtoi se një mandat i përfituar në mënyrë jo kushtetuese është nul.

Ndërsa i pyetur në lidhje me kërkesën e Berishës për djegien e mandateve, Basha u shpreh, “opozita ka diskutuar me detaje të gjitha opsionet dhe mbeten të hapura. Vendimet e opozitës do jenë në të mirë të shqiptarëve”, shtoi më tej ai.

 

Të fundit