Flash News

KRYESORE

Basha ‘ultimatum’ Ramës: O me bandat, o me drejtësinë!

Basha ‘ultimatum’ Ramës: O me bandat, o me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i vë ‘ultimatum’ kryeministrit Edi Rama. Basha i tregon sërish Ramës se ka 2 rrugë që duhet të ndjekë, ose të bashkohet me bandat ose të jetë në krah të drejtësisë pasi nuk mund të jetë dhe mbrojtësi dhe përfituesi i tyre. 

“Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i bandës së Elbasanit, bandave të Durrësit, bandave të Vlorës, bandave të Shkodrës dhe të Lezhes, dhe nga ana tjetër të na dalë si kampioni i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend. O me bandat, o me drejtësinë”, shkruan Basha në faqen e tij zyrtare në facebook.

Kujtojmë që sot, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha dha një prononcim për mediat ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për sabotim të procesit të vetting-ut. Basha e konsideroi absurd justifikimin e qeverisë se nuk po gjenden para për të financuar komisionet e vetting-ut, ndërsa akuzoi Ramën se paguan një ‘ushtri sharës profesionitë’ brenda Kryeministrisë. Kryeopozitari kërkoi nga kreu i qeverisë që të ndajë mendjen dhe të zgjedhë mes bandave dhe drejtësisë, pasi të dyja bashkë nuk qëndrojnë.

Të fundit