Flash News

KRYESORE

Basha uron EPP, mesazh Ramës: Forca e qytetarëve në demokraci është vota. Asnjë hap pas

Basha uron EPP, mesazh Ramës: Forca e qytetarëve në demokraci

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Partinë Popullore Europiane për konfirmimin si forcë e parë në parlamentin dhe qeverisjen evropiane.

Duke marrë si shembull zgjedhjet për PE, Basha shprehet i vendos se nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se forca e qytetarëve në demokraci është vota e lirë.

Regimi i Bashës:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP - European People's Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. 

Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor

Të fundit