Flash News

KRYESORE

Basha për Ditën e Europës: Ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë

Basha për Ditën e Europës: Ne jemi lëvizja proeuropiane e

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur të shpreh urimet e tij për Ditën e Europës nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai shprehet se kjo është dita e lirisë, dita e fitores së të mirës mbi të keqen, të vërtetës mbi gënjeshtrën, të së drejtës mbi krimin.

Statusi i plotë:

"Sot është 9 maji, Dita e Europës, dita e lirisë, dita e fitores së të mirës mbi të keqen, të vërtetës mbi gënjeshtrën, të së drejtës mbi krimin. Kjo është ditë e shënuar për Europën, është ditë e shënuar për shqiptarët.

Sot unë ndihem i nderuar që jam pjesë e bashkimit më të madh qytetar për zgjedhje të lira e të ndershme, bashkimit më të madh proeuropian e proamerikan që ka njohur Shqipëria dhe Ballkani. Ne jemi lëvizja proeuropiane e Shqipërisë"

Të fundit