Flash News

KRYESORE

Basha; urti dhe stoicizëm, ideal dhe modernizëm

Basha; urti dhe stoicizëm, ideal dhe modernizëm

Opinion- Albina Deda

Pjella bastarde gjenetike e diktaturës që u instalua me puç kriminalo-konspirativ në piramidën e shtetit në vitin 2013 kurrë nuk e mendoi se do kishte përballë jo opozitën e numrave të limituar por filozofinë dhe doktrinen e një lideri sa stoik po aq dhe të moderuar.Për tre vite komplotuesit të shndërruar në pushtues si andarte kriminal politik, me teorinë e kombinacioneve të Sigurimit të Shtetit projektoi përmes linçimit e arrogancë, atrofizimin e opozitës dhe liderit të saj.Të gjithë janë dëshmitar që Edi Rama dhe çeta paturpësisht plot cinizëm e sarkazëm PD-në, bimen e parë të pluralizmit dhe demokracisë e nominuan si SHQUP-i ndërsa liderin e saj Lulezim Basha as e zinin në gojë.

Për 3 vite ata vazhduan demonizimin e gogolozimin trukues të liderit tonë historik Dr.Berisha duke menduar se kjo do prodhonte diversion.Mirepo Lulzim Basha jo vetëm nuk u mor me batutat therëse e banalitetet perverëse politike por themeloi e adaptoi doktrinen e demontimit të Republikës së vjetër korruptive me sulme në bazë e kokë të Piramides së Sulltanëve të rinj të bllokut të vjetër.Qytetari real dhe ai dixhital e terbuan klepto-oligarkine ditë për ditë e javë për javë jo me sllogane standarte opozitare por me fakte të krimit shtetëror dhe korrupsionit me emër e mbiemër nga jeta realiste.Kjo prodhoi besim te qytetari i cili foltoren e fjalës e lirisë e gjeti te Basha dhe opozita.

Krimi, korrupsioni, droga dhe oligarkia, nepotizmi dhe kleptoqeveria tashmë u shndërruan në dokumetare realistë përmes zërit të Lulzim Bashës në foltoren e PD-së dhe Dr.Berishes me kolegët e tij në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo tërboi narcistin e pandreqshëm Rama pasi plani diversiv jo vetëm nuk funsionoi por binomi Basha -Berisha po funksiononte si një sahat perfekt duke dhënë shembullin e parë në 105 vite shtet se trashegimia politike mund të gjeje deri në persosmëri bashkëjetese pa mohim e pa ngatërresë.Terbimi i shtetit krim natyrisht do përballjen e re kontekstuale me z.Basha.

Dhe modeli i përballjes ishte 18-Shkurti. Një proteste supër e zemëruar që u menaxhua për afro 3 muaj nga një lidership i zgjuar, idealist, qendrestar por dhe pacifist i moderuar. Anë të skajshme por që një lider si Basha arriti ti harmonizoje duke rritur aksionet e veta në një vullnet titanik për të rritur vetë vullnetin e Sovranit. Sot e nesër beteja vazhdon.

Gjarpëri i krimit në fakt është plaagosur por filozofia e popullit na sugjeron për kujdes se gjarperinjtë ndonëse me plagë vdekjeprurëse japin shpirt vetëm në të perenduar të diellit. Dhe dielli i Edi Ramës perendon me 13-maj!

Të fundit