Basha: Vau i Dejës, skenari i Ramës dhe Tom Doshit, kërkojnë viktima për të mbajtur pushtetin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pohuar zërat për skenare të frikshëm në datën 30 qershor.

Ai e ka cilësuar ngjarjen në KZAZ-ënë e Vaut të Dejës si një skenar të organizuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Tom Doshi. Sipas tij, kjo bëhet vetëm për të krijuar konflikte.

Basha tha se Rama është në kërkim të viktimave me anë të të cilave, sipas tij, kryeministri kërkon të mbajë pushtetin.

“Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo”, u shpreh Basha.