Flash News

KRYESORE

Basha vendos të djegë mandatet, Kryemadhi i shkon në zyrë

Basha vendos të djegë mandatet, Kryemadhi i shkon në zyrë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komunikuar vendimin përfundimtar të grupit parlamentar të PD, sa i takon djegies së mandateve.

Pasi Basha u shpreh për mediat se grupi parlamentar ka vendosur në mënyrë unanime që të shkohet drejt djegies së mandateve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkuar në zyrën e Bashës për një takim pa praninë e mediave.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma”, shkruante Kryemadhi dje në Facebook.

Deputetët e LSI i janë përgjigjur thirrjes së Bashës për djegien e mandateve, duke u shprehur ndër të tjera se Kuvendi tashmë nën qeverisjen e Ramës nuk është më vendi i kuvendimit.

Të fundit