Flash News

KRYESORE

Basha viziton të rinjtë në call-center, iu tregon planin e PD për punësimin

Basha viziton të rinjtë në call-center, iu tregon planin e PD

Lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku në kuadër të nismës 'po të dëgjoj', ka vizituar një sipërmarrje call-center.

Në Facebook, Basha përsëriti prioritetin e PD, për punësimin dhe rritjen e pagave do të jetë një kyç prioritet i demokratëve.

“Takim në një sipërmarrje call-center në Shkodër. Plani ekonomik i PD do ta lidhë arsimin me tregun e punës. Sipërmarrja përfshirë bizneset #smart dhe #inovative do të gëzojnë mbështetje dhe jo pengesa, lehtësim dhe jo ngarkesë. Punësimi dhe rritja e pagave janë prioriteti ynë më i madh! #ditëmëtëmira #PotëDëgjoj”, shkruan Basha në Facebook.

Të fundit