Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Basha vjen me propozimin surprizë: Në vjeshtë të vaksinohet falas e gjithë popullata kundër gripit
Ndërsa situata e pandemisë është e paqëndrueshme dita-ditës, dhe numri i përgjithshëm i viktimave dhe të infektuarve shkon në rritje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ardhur ditën e sotme me një propozim surprizë, ndërsa apelon ndaj qeverisë: “Vaksinimin falas të të gjithë popullatës në Shqipëri kundër gripit”.
“Qeveria duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar një gjë të tillë”, thekson Basha- sipas të cilit- kjo do t’ju lehtësonte më shumë punën sistemit shëndetësor dhe mjekëve e infermierëve që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.
“Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe higjienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë.
Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta pasur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19.
Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!”, shkruan Basha.