Flash News

KRYESORE

Basha: Xhafaj shkeli Kushtetutën për të mbyllur çështjen e vëllait dhe të Tahirit

Basha: Xhafaj shkeli Kushtetutën për të mbyllur

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka replikuar në Kuvend me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Basha i kërkoi ministrit të Brendshëm që në ligjin për vetingun në polici të përfshijë edhe vetingun e ministrit.

Basha tha se Xhafaj ka shkelur Kushtetutën për të emëruar pa veting prokuroren e përgjithshme, në mënyrë që sipas kreut të PD-së, të mbyllë çështjen e vëllait të tij dhe të Saimir Tahirit.

“Lëri dërdëllitma kot, këtu në ligj fut vetingun. Mos na bëj si gardian i Kushtetutës se ti ke shkelur Kushtetutën për të emëruar pa veting prokuroren e përgjithshme, pikërisht që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit, këto janë faktet. Ti ke ndryshuar kodin e Procedurës Penale që yt vëlla mos të ekstradohet. Eja këtu dhe jep përgjigje.

Po nuk ke si të japësh përgjigje se njësoj si Saimir Tahiri je vendosur aty ministër i Brendshëm me cen që të të kontrollojë kapobanda. Natyrisht nuk ta mohoj edhe ti e kontrollon kapobandën, se të gjithë e dimë se çfarë materialesh komprometuese ke për të.

Jepi një provë shqiptarëve që e paske me të vërtetë luftën kundër krimit. Jepi provën tjetër, shko arrestoje paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla pse gjezdis i lirë kur është dënuar me 8 vjet e dy muaj me vendim të formës së prerë për trafik heroine”, u shpreh Basha.

Të fundit