Flash News

KRYESORE

Basha zbardh planin: Do ketë marshim final; Republika e re u shpall sot

Basha zbardh planin: Do ketë marshim final; Republika e re u shpall sot

Kryeopozitari Lulzim Basha shpalli sot atë që ai e quajti Republika e Re. Duke folur përpara mijëra protestuesve në Tiranë, Basha zbardhi planin për institucionalizimin e kësaj republike. Ai njoftoi se do të ketë një marshim të tretë, finali, që do t’i hapë rrugën përfundimtare republikës së re.

Basha u kërkoi qytetarëve që të kthehen paqësisht në shtëpitë e tyre dhe të përgatiten për marshimin e fundit, por për të cilin nuk dha asnjë datë se kur do të organizohet.

“Le ta shpallim sot njëzëri republikën e re. E vjetra po mundet. Por që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj. Nuk ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër, por ju lus që paqen e këtij referenduimi ta merrni me vete dhe ta shpërndani në çdo fshat e qytet. A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar dhe të bashkohemi përsëri në këtë shesh derisa republika e re të jetë realiteti institucion Kushtetues me zgjedhjet e lira që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Me qëndresë dhe bashkimi, zoti do na bekojë me fitore. Duhet të jeni gati për marshimin final. Kundërshtarët e pakët e republikës së vjetër t’i hapin rrugë republikës së re nëpërmjet dialogut. Ajo që themeluam sot nuk do të ndalet por do të marshojë në fitore totale. Me republikën e re ne do ta duam dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Zgjedhje të lira, qeveri teknike, republika e re. Bëhuni gati për marshimin final”, u shpreh Basha.

“Sot jemi mbledhur për një vendim të madh”, Basha tregon se çfarë do bëjnë mbështetësit e opozitës

 

Të fundit