Flash News

KRYESORE

Basha zhvishet gjatë emisionit: A është problem?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel ku po flet për aksionet fundit të opozitës për goditjen e kontratave korruptive dhe vetting-un në politikë. Por ambienti në studio ka qenë i nxehtë jo vetëm prej temave.

Basha ka vënë në dukje se në studio nuk punonte ajrimi dhe për këtë arsye ishte bërë shumë vap. Ai kërkoi leje drejtueses së emisionit, Eni Vasili, që të hiqte xhaketën që mbante veshur.

“Nuk punon ajrimi këtu? Vetëm unë kam vap? Nuk besoj se është problem nëse unë e heq xhaketën”, tha Basha.

Ky moment u komentua edhe nga gazetarja në studio. “Ky është vërtet një moment televiziv interesant”, tha Vasili.

Përfshiu emrin e Bashkim Ulajt në listën e abuzuesve, Lulzim Basha “godet” biznesmenin edhe te hec-et e Valbonës

Të fundit