Flash News

KRYESORE

Bashës i del ‘sekreti’ në Maliq, do takohet me presidentin Donald Trump

Bashës i del ‘sekreti’ në Maliq, do takohet me presidentin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ndonëse nuk ka dhënë një datë për këtë takim, Basha e ka konfirmuar gjatë bashkëbisedimit me disa fermerë në Maliq.

“Uroj që t’ia thuash Presidentit Trump këto që po themi ne, kur të shkosh atje”, iu drejtua një qytetar Bashës, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: “Puna jote nga e more vesh, por mos na i hap sekretet kështu se do mërzitet Ed Rama se nuk e takoi dot. Pas mbledhjes do ma tregosh nga e more vesh që do takoj Presidentin Trump. Sigurisht që të gjitha këto do ja them presidentit Trump kur ta takoj. Ne jemi frymëzuar nga programi i tij”.

Një vizitë e nivelit të lartë e Bashës në SHBA ishte planifikuar përpara nënshkrimit të marrëveshjes me Edi Ramën, por Fatmir Mediu konfirmoi se ajo ishte anuluar për shkak të angazhimeve politike në vend.

Të fundit