Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bashës i duhet të zgjedhë se kush do jetë: Churchill apo Chamberlain
Gentian Gaba
Kur sulmet vijnë nga të gjitha anët; kur reputacioni dhe kredibiliteti yt politik është në ditët të vështira; kur veprimet dhe mosveprimet kanë rrëzuar me fakte retorikën mbi të cilën ti ke ndërtuar suksesin tënd, ke vetëm një gjë për të bërë: Sposto vëmendjen.
Jepi medias dhe qytetarëve diçka tjetër për t’u marrë.
Trego një histori. Fol për kolaboracionistët. Rrëfe intrigën e Bashës me rusët e “bardhë”. Ekspozo të vërtetën e një foto me Donald Trump, por shpreso fort që qytetarët të kenë harruar se Bilal Shehu, ai që mundësoi fotografinë tënde me Obamën, u dënua me burg nga gjykata amerikane që ti t’ja tundje ato 15 sekonda elektoratit tënd.
“Tavarish” Bilali pagoi 80 mijë dollarë, duke shkelur ligjet amerikane për financimin e fushatave elektorale nga burime jashtë vendit, por pak rëndësi ka, “mamaja e Jonës" dhe ajo e Obamës janë shoqe partie. Denoncimet i kursen për ata që mund të kenë financiuar fotografinë e Bashë, por jo për të panjohurit që financuan një parti politike amerikane në mesin e një fushate.
Të rrimë (majtas) shtrembër dhe të flasim drejt: një padrejtësi nga e cila fitohet (ose fitojnë të tutë) nuk denoncohet; një padrejtësi nga e cila përfiton dikush tjetër kallzohet në Prokurori.
Ky është rregulli i pagabueshëm i hipokritëve, dhe pasi kuptojmë këtë pyesim veten, pse tani? Pse një fushatë anti Opozitë në këtë moment?
Përgjigja është e qartë, ‘self-evident’ në gjuhën e “Mother Jones”: Mbrojtja më e mirë është sulmi. 613 kilogram drogë. Nëntëdhjetë e shtatë kontejnerë me banane nga Kolumbia. Fondi Monetar Ndërkombëtar që kërkon pezullimin e programit “1 miliard dollarë”. (Këto gjëra kanë ndodhur javën e shkuar, për ata që ndoshta nuk i panë për shkak të “anonimeve” nga Amerika).
Dy fakte që e lënë Ramën pa polici (e cila ishte reformuar nën Ministrin më të sukseshëm të atyre 27 viteve) dhe pa ekonomi.
Kjo e detyron të bëjë një ndryshim strategjik; të mos merret më me të pambrojtshmen, me bilancin e errët të pesë viteve që kanë prodhuar vetëm krim dhe drogë, por me shkatërrimin e armikut.
Po e godet, dhe do ta godasë me gjithë fuqinë mediatike, ekonomike dhe politike që disponon në këtë moment; sepse më andej mund të jetë shumë vonë. Nëse zgjedhjet e qershorit të shkuar i fitoi pa program, zgjedhjet e ardhshme synon t’i fitojë nëpërmjet asgjësimit të armikut.
Shumëkush shpreson se nga kjo betejë politke, dhe nga rrënojat e partive tradicionale që vetvriten me njëra-tjetrën, mund të krijohen forca të reja, lëvizje alla ‘En Marche’ apo ‘5 Stelle’. Por, gabohen. Kjo betejë nuk gjeneron dot atë lloj konteksti, jo me këtë ligj elektoral, jo me këtë sistem ekonomik dhe social. Kjo betejë, në të cilën Rama godet në klimaksin e forcës së tij, mund të hedh knock-out alternativën e ndërtuar në vend në këto pesë vite.
Ndoshta jemi përballë një prej momenteve më të vështira të tranzicionit shqiptar. Përfaqësuesi i tij i fundit (njëzet vitet e Ramës në politikë dhe shtrirja e tij kulturore midis dy Shqipërive, para dhe pas moniste, e bëjnë figurën e tij të atillë), kërkon të zgjasë agoninë e këtij sistemi.
Një gjendje hibride, midsi demokraciës dhe autokracisë, e cila, sipas zotave të politikës, tejkalohet vetëm nëpërmjet “kurbanit” të Edi Ramës (i treti pas atij të Nanos dhe Berishës).
Sot, kërcënimi i tij i vetëm është Basha, i cili qëndron përballë si Davidi kundër Golias.
Megjithatë, metafora biblike mbaron këtu, pasi pjesën tjetër të historisë duhet ta shkruajë ai vetë.
Të shumta janë pikëpyetjet që janë ngritur mbi Bashën. Disa të qena, disa të tjera të qëndisura nga ata që tjerrin fatin e politikanëve nga banaqet e televizioneve dhe nga tastierat e portaleve. Tiparet e sfidantit i ka, precedentin fitimtar gjithashtu; tani është momenti që të kuptojë përmasat e “fatit” të tij dhe rolin që i takon në histori. Të ndërgjegjësohet se, vetëm nëpërmjet një beteje të qartë me kundërshtarin mund t’i japi fund jo vetëm ‘pasionit’ të krimit me politikën, por edhe tranzicionit, që gjen te Ramën kalorësin e vet të fundit.
Kundërshtari i Bashës dëshmoi këto ditë se është më i vendosur në këtë betejë. Ka treguar një aftësi më të madhe në “kapjen e çastit”; ka përthyer në favor të tij çdo ulje të tensionit nga ana e rivalit politik.
Dinakëria e Ramës, i cili pas momentit Tahiri kërkon t’i largohet kokainës dhe FMN-së, kërkon “këllqe” akoma më të mëdha nga ana e Bashës. Kur në retorikën e përditëshme Kryeministri identifikohet si e “keqja më e madhe”, veprimet politke duhet të jenë konseguente dhe po aq agresive.
Nëse Rama, politikisht, është ai që deklaratat e Opozitës përshkruajnë, beteja kundër tij duhet të jetë më e madhja që Basha ka kryer ndonjëherë. Rrugë të tjera mund të çojnë Bashën në Kryeministri, por trashëgimia mund të jetë e rëndë për atë, por sidomos për vendin.
Ka dy figura historike që mund të ndihmojnë Bashën në përcaktimin e rolit të tij në këto momente delikate: Neville Chamberlain dhe Winston Churchill. Përpara zgjedhjeve të vështira, teksa përballeshin me armikun, dy politikanët anglezë treguan qajse të ndryshme ndaj asaj që të dy quanin të keqe. Chamberlain zgjodhi rrugën konstruktive të “appeasement” (pajtimin), dhe në këmbim mori luftën; Churchilli zgjodhi luftën, dhe në këmbim mori fitoren.
Duhet të zgjidhni, z. Basha!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38