Flash News

KRYESORE

Bashkë deri në frymën e fundit, dy të dashuruarit ndërrojnë jetë në të njëjtën ditë

  Kësaj i thonë dashuri deri në frymën e fundit. Një nuse e luftës britanike dhe bashkëshorti i saj veteran kanë ndërruar jetë brenda një dite, me një diferencë prej 5 orësh nga njëri-tjetri.

Çifti u nda nga jeta një muaj pasi festuan 75-vjetorin e martesës së tyre. George dhe Jean Spear u takuan në vitin 1941 në një sallë vallëzimi pranë Londrës, pasi u zhvendosën në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Ata u martuan më 22 gusht 1942 në Thames.

Spear, humbi jetën e para në moshën 95-vjeçare për shkak të penumonisë. Pak orë më vonë u nda nga jeta George në të njëjtën dhomë ku i vdiq edhe bashkëshortja, raportojnë mediat britanike.  Çifti janë prindër të dy fëmijëve të rritur Heather dhe Ian.

Të fundit