Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Bashkë në film dhe në jetën reale, pasioni i përbashkët i Leo DiCaprios dhe Brad Pitt
Megjithëse janë ndër aktorët më të famshëm në gjithë botën dhe të preferuarit e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt janë bërë bashkë për herë të parë në një film, në xhirimet e "Once Upon a time on Hollywood".
Por dy aktorët kanë filluar të jenë miq dhe në jetën reale përveçse në film. Ata i bashkon një pasion i veçantë pasi ndajnë pasionin për punimin e qeramikës dhe të argjilës.
Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘The Sun’ se Brad ka një studio skulpture në shtëpinë e tij dhe fton herë pas herë edhe Leonardon për të punuar ndonjë gjë.
“Ndonjëherë ata bashkohen edhe me miqtë e tjerë artistë të Brad, por ka raste kur qëndrojnë vetëm. Leo merr sanduiçe nga vendi i tyre i preferuar dhe ata e kalojnë natën duke krijuar ndonjë objekt arti prej qeramike.”
Në filmin "Once Upon a time on Hollywood", DiCaprio luan rolin e Rick Dalton, ndërsa Brad ka rolin e mikut të ngushtë të tij. Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane në datën 26 korrik e më pas në të gjitha kinematë e tjera në botë.