Flash News

KRYESORE

Bashkëjetesa e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin milioner

Bashkëjetesa e Aurela Hoxhës në Spanjë me biznesmenin

Prej dy vitesh Aurela Hoxha jeton në Spanjë dhe që prej ndarjes nga bashkëshorti, nuk është ditur asnjë detaj për jetën e saj private.

Por "Gazeta Shqiptare" ka nxjerrë detaje të reja për jetën e saj private dhe bashkëjetesën në me biznesmenin milioner.

Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj. Madje të njëjtat burime thonë se Aurela dhe i dashuri i saj e kanë bërë dhe familjare lidhjen e tyre duke i dhënë kështu nota serioze marrëdhënies së tyre.

I dashuri i Aurelës prej vitesh jeton në Spanjë, ku ka edhe një biznes të tijin në fushën e hotelerisë.

Të fundit