Flash News

KRYESORE

Bashkëpunëtorët ‘ndërkombëtarë’ të Elvana Gjatës e shpërfillin në projektin e fundit

Elvana Gjata e do kaq shumë karrierën ndërkombëtare dhe po luan çdo gurë për ta arritur atë. Deri tani Elvana ka realizuar dy projekte shumë të rëndësishme me më të mëdhenjtë e muzikës në botë. Kujtojmë se “When forever it`s over” ishte kënga e saj e parë jashtë kufinjve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Poo Bear dhe David Guetta.

Sot, Elvana ka publikuar këngën e saj të re “Off Guard” e cila sërish mban vulën e Poo Bear dhe kënga është bashkëpunim me reperin e famshëm TY Doll $ign. Por po të shohim në profilet në rrjete sociale të Poo Bear dhe TY Doll $ign asnjëri nga këta nuk kanë postuar as ‘trailerin’ e këngës dhe as sot që u publikua.

Jo se ky është kusht por gjithsesi nëse bashkëpunimi do të ishte aq i natyrshëm një postim do e kishin bërë. Megjithatë, kujtojmë se Elvana nuk ka as 2 vite që ka nis nga ‘zeroja’ jashtë kufijve ndaj është për t`u vlerësuar çdo projekt i saj.

Kënga ‘Off Guard’ pritet të jetë hiti i kësaj vere.

Të fundit