Flash News

KRYESORE

Bashkëpunëtori i Habilajt mund të lirohet, mungon kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij

Bashkëpunëtori i Habilajt mund të lirohet, mungon kërkesa e

Një tjetër i arrestuar për llogari të autoriteteve italiane lidhur me dosjen “Habilaj”, është edhe shtetasi Nezar Seiti, i cili para disa ditesh u la ne arrest me burg me afat 20 dite, per procedimin penal te nisur ne Shqiperi, por sot ai doli serish ne Gjykaten e Tiranes ku u zhvillua seanca per masen e sigurise per qellime ekstradimi. Ai akuzohet si bashkepunetor i Moisi Habilajt, dhe sot u zhvillua seanca per masen per qellime ekstradimi, lidhur me procedimin e nisur ne Itali. Mesohet se deri me tani nuk ka ardhur asnje gje nga Italia ne prokurori per Seitin, pavaresisht se ai permendet ne dosjen e pergjimeve qe ka zhvilluar shteti italian. Ndaj nese dosja nuk vjen bashke me kerkesen per ekstradim brenda 20 ditesh, Seiti do te lirohet.

Prokurori kerkoi burg pa afat. Seiti u kap ne Vlore gjate operacionit ku u sekuestruan 4 tone droge ne fshatin Babice, ne bazat e Habilajve.

Nisur nga përgjimet ambientale por edhe telefonike rezulton se Nezar Seiti lëvizte shpesh nga Shqipëria drej Italisë dhe anasjelltas dhe kishte detyra të siguronte ambjente dhe pjesën logjistike të grupit.

Në një bisedë me një anëtarin tjetër të grupit, Meridian Sulaj në janar të 2017-ës thotë se bashkëpunimi me policinë nuk po shkon mirë.

“Nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit”..e kam telefononin në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më ato të degës së brendshme , se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme,…kur kalojnë këta të policisë, “po kalon sigurimi i shtetit ”, thuhet në bisedë.

Të fundit