Bashkëpunimi/ Blendi Fevziu, 10 vjet i pranishëm në UET Press. Cili është ‘libri i jetës së tij’ që pritet të dalë në fund të shtatorit

Prania e Blendi e Fevziu në Forumet UET ishte në kuadrin e një bashkëpunimi 10 vjeçar me shtëpinë botuese të Universitetit Europian të Tiranës UET Press me librin e tij Opinion Jeta Ime, bashkëpunim i cili do të vazhdoj edhe me librin e fundit që do të botohet në fund të muajit shtator.

Bashkëpunimi i UET Press me gazetarin e njohur fillon me librin e tij Opinion Jeta Ime në shtator të vitit 2009 dhe vazhdon me librin Enver Hoxha i cili ishte dhe mbete një nga librat me të shitur në historinë e botimeve shqiptare. Më pas pashkëpunimi vazhdon me librin 100 vjet në kuadin e 100 vjetorit të pavarsisë, me librin mbi Ahmet Zogu, “Piedestale pa Statuja si dhe “50 + 1 Intervista”.

“Bëhen 10 vite, me sa mbaj mend unë ne kemi filluar bashkëpunimin në shtator, ku është bërë prezantimi i librit “Jeta ime, Intervistë me Blendi Fevziun”, të cilin unë ende sot e konsideroj një nga librat me një lloj ndikimi, nga ato libra që mbeten në bibliotekën e gjithësecilit dhe që shërbejnë si mundësi reference. Gjithëkush që do punojë me historinë e Shqipërisë, me personazhe të caktuar të saj ka mundësi që t’i refereohet. Një pjesë e atyre personazheve unë e kam thënë nuk jetojnë më, ndoshta pjesa më e madhe e atyre që përfshihen në atë libër janë rralluar akoma më shumë këto 10 vjet që nga bashkëpunimi i parë”, u shpreh gazetari i njohur gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë në Forumet UET.

Ndërkohë duke folur për librin e tij të ri i cili do të dalë në fund të muajit shtator ai u shpreh duke pranuar se ka një libër të ri, i cili nuk është një roman as një libër me kujtime por ai e cilësoi si librin e jetës së tij.

“Po ka një libër të ri, për ta shpjeguar këtu unë e kam të vështirë. Gjithësesi do ta them siç e mendoj. Është ai që do ta quaja libri i jetës time. Para disa ditësh unë mbusha 50 vjeç dhe në një moment isha duke menduar që çfarë bilanci bën njeriu me jetën e tij. Ishte pasi e kisha mbaruar këtë libër dhe kisha një qetësi të plotë. Duket sikur njeriu ka disa detyrime ose disa borxhe që duhet t’i kthejë në jetën e tij. Ka shumë njerëz që nuk i kthjenë gjithë jetën, ka njërëz të tjerë që mundohen t’i kthejnë deri diku. Mua m dukej sikur ky libër ishte si të thuash borxhi më i madh që unë kisha, që duhet ta ktheja mbrapsht. Më pas njëriu bën jetën e tij, vazhdon rrit fëmijët, bën karrierë, ecën përpara, por në një farë mënyre kjo që unë bëra ishte një borxh që unë ia kisha fëmijërisë. Çfarë është në fakt? Është një libër që si shumica nga ju që mund të jenë rritur me gjyshen, stërgjyshen, e dinë se sa shumë kanë ndikuar në jetën e tyre.” /Gazeta Liberale