Flash News

KRYESORE

Bashkëpunimi më i ri i Selena Gomez, këngëtarja bën biznes me imazhin e saj

Selena Gomez është në qendër të vëmendjes dhe ky është momenti më i mirë për të nënshkruar kontrata pune dhe bashkëpunimi.

Ndarja me The Weekend, ribashkimi me Justin Bieber dhe pastaj sërish ndarja me Justin, pastaj dedikimet e The Weekend, gjithë këto ngjarje në jetën e saj në kaq pak kohë dhe firma sportive “Puma” duket se është hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e Gomez.

Ajo ka prezantuar koleksionin e saj në bashkëpunim me këtë markë. Atletet me ngjyrë të bardhë dhe një stil të njohur si Phenom Lux, e cila vjen vetëm me nuance të gold-it dhe shoqërohet gjithmonë me një byrzylyk për kyçin e këmbës.

Gjithashtu ajo krijoi edhe çorapet që shkonin me këto atlete duke thënë se i kushton gjithmon kohë krijimit të çorapeve që ndihen argëtuese dhe ‘chic’ në të njëjtën kohë.

Të fundit