Flash News

KRYESORE

Bashkëpunoi me Elvana Gjatën, reperi i njohur përfundon në burg

Reperi me famë botërore, Ty Dolla Sign, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi i është gjetur një sasi lëndësh narkotike.

Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçari ndodhet prej disa orësh në burgun “Fulton County” në Atlanta të Gjeorgjisë.

Arrestimi ka ardhur pasi në mjetin me të cilin ai po udhëtonte kishte sasi të lëndëve narkotike.

Kujtojmë se reperi Ty Dolla Sign ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata, me hitin “Off Guard”.

Të fundit